Site icon Telegrafi

Tentoi të pinte një gllënjkë, por uji në gotë ishte ngrirë – reagimi i ministrit kanadez (Video)

Ministri i ri i Kanadasë për Shërbimet Indigjene, Seamus O’Regan, u përball me të vërtetën klimës kanadeze, kur ai u përpoq të merrte një gllënjkë uji në një konferencë shtypi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur ministri ngrit gotën për të pirë pak ujë, por nuk mundi ta shijonte, pasi uji ishte ngrirë – gjë e cila shkaktoi edhe të qeshura nga audienca.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur gjatë një konference shtypi në Ottawa.

Dimrat në Otava mund të arrijnë nivele të ulëta të temperaturave deri në -20F (-29C). /Telegrafi/

Exit mobile version