Një 69-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke truall në Ksamil me dokumente të falsifikuara.
Prona 4950 metër katror për të cilën ai aplikoi pranë ASHK-së në Sarandë u sekuestrua.
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda, thuhej në njoftimin e policisë. /Telegrafi/