Një i ri e ka pësuar keq derisa ka tentuar të qetësoj situatën mes dy grupeve – pasi u godit me shufër në kokë dhe u ther.
23-vjeçari po mundohej të ndante dy grupe që po rraheshin në rrugë, kur njëri prej tyre e sulmoi me shkop në kokë në një dyqan në pjesën qendrore të Londrës, transmeton Telegrafi.
Viktima është dërguar me urgjencë në spital në pjesën lindore të Londrës, ku edhe është trajtuar për thyerje të brinjëve dhe disa prerje të vogla në mushkri.
Por, ky moment i tmerrshëm nuk i ka shpëtuar kamerave të sigurisë të cilat filmuan çdo moment të këtij sulmi brutal.
Scotland Yard ka publikuar pamjet dhe kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesve, derisa ka bërë të ditur se viktima ishte munduar t’i qetësoj dy grupe që pas një mosmarrëveshje kishin filluar të rrahen.
Por, ky veprim i kushtoi shtrenjtë të riut, që pa pikë mëshirë u sulmua dhe përfundoi në spital. /Telegrafi/