Telegrafi

Tentoi të ndalë ventilatorin e hekurt me kokë dhe gjuhë, u pendua keq (Foto/Video)

Një video e pazakontë është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku shfaqet një burrë i cili mundohet ta ndalojë ventilatorin e hekurt duke përdorur kokën dhe gjuhën.

Amerikani Brad Byers shfaqet para kamerës duke i dëshmuar botës së mund ta ndalë ventilatorin me kokë dhe gjuhë, por kur e bën një gjë të tillë pendohet keq, transmeton Telegrafi.

Fillimisht duket se gjithçka po shkonte sipas planit derisa arrin me kokë të ndalë ventilatorin, por kur të njëjtën gjë e provon me gjuhë, i ndodh diçka që nuk kishte besuar se do t’i ndodhë.

Pas disa sekondave e nxjerr gjuhën jashtë, e cila i është përgjakur në momentin që ka pasur kontakt me ventilatorin e hekurt.

Shumë komentues janë shprehur skeptik lidhur me veprimin e këtij burri, duke e quajtur të marrë për faktin se ai do të duhej të shërbente si model për të rinjtë, e jo t’i inkurajoj të ndërmarrin veprime të pamatura. /Telegrafi/