Telegrafi

Tentoi të kryejë grabitje në një pompë të derivateve në Komoran – dënohet me 5 vjet burg

Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi të martën se shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.M për shkak të veprës penale “Grabitje në tentativë”.

I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023.

“Me datë 01.09.2022 rreth orës 04.30, i pandehuri B.M së bashku me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin pompën e derivateve të naftës ‘Exfis’, e cila gjendet në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar dhe të armatosur me armë, ishin afruar  deri te pompa, mirëpo aty kishin vërejtur  patrullën e policisë dhe  pastaj me shpejtësi ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/