Punonjësja e një kioske ishte dëshmitare e një tentim-grabitje në Argjentinë, por ishin sportet e saj të preferuara – artet marciale që ia shpëtuan jetën.
Kamerat e sigurisë brenda një kioske kanë kapur momentin kur një hajn tenton të futet me forcë dhe të kryej vjedhje në Resistencia të provincës Chaco, transmeton Telegrafi.
Por kjo eksperte e kikboksit e identifikuar nga mediat lokale si Yanel Caceres, nuk hezitoi që t’i përgjigjet me të njëjtin stil – duke arritur ta grushtojë disa herë hajnin i cili krejt në fund hoqi dorë nga misioni i tij.
Ajo dukej sikur donte ta ndihmonte duke i mbushur një shishe me ujë, dhe në momentin që hapi dritaren për t’ia dhënë ai e sulmoi.
Yaneli reagoi menjëherë duke iu kundërpërgjigjur dhe goditur pandërprere me grushta në kokë – ku nga këto goditje hajni u tërhoq dhe u largua me shpejtësi.
E punonjësja mbylli dritaren dhe u sigurua që të mos ketë ndonjë sulm tjetër nga ky burrë, i cili me gjasë nuk e dinte se ajo është eksperte e arteve marciale. /Telegrafi/