Telegrafi

Tentoi të kryej vjedhje në një dyqan në Angli, pronari 62-vjeç detyron hajnin të largohet duarthatë – e godet disa herë në kokë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur pronari 62-vjeç i një dyqani arrin me sukses të parandalojë tentim plaçkitjen – duke e goditur hajni në fytyrë.

Billy Maher, intervenoi menjëherë kur pa burrin me hanxhar në dorë në lokalin e tij në Cambridsgeshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Maher ndjeu nevojën se duhet të reagojë, kur pa se njëri nga kolegët e tij u rrëzua duke tentuar të neutralizojë hajnin.

Ata bashkuan forcat dhe arritën të zmbrapsin hajnin, të cilin e qëlluan disa herë dhe e detyruan të largohet duarthatë.

Nga inati që nuk arriti të vjedh as edhe një qindarkë, hajni nga jashtë goditi derën e xhamit me çekiç, ku për fat të mirë nuk është lënduar askush. /Telegrafi/