Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, një sasi të stolive, ari e argjendi, pasi një udhëtarë kishte tentuar t’i kontrabandonte ato.
Përmes një komunikat, nga Dogana kanë bërë me dije se mallrat kanë qenë të fshehura në bagazhin e udhëtarit.
“Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh. Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës”, thuhet në komunikatë
Po ashtu është bërë e ditur se ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg: stoli te ndryshme argjendi, stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme), kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme, peshore që shërbejnë për matjet e stolive të ndryshme.
“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana- ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, bëjnë thirrje nga Dogana e Kosovës. /Telegrafi/