Site icon Telegrafi

Tentoi të kontrabandojë 688 kg marihuanë, u kap në Qafthanë

Tentimi për kontrabandë të 688 kilogramë marihuanë u ndalua mbrëmë nga kontrolli i rregullt doganor në vendkalimin kufitar Qafthanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thekson administrata doganore, marihuana është gjetur në bagazhin e shtetasit të Maqedonisë, E.M, 43 vjeçar, i cili në orën 16:30 është paraqitur për hyrje në Republikën e Maqedonisë.

E.M ju tha doganierëve se nuk ka çfarë të paraqesë, por ata dyshuan në deklaratën e tij dhe kontrolluan makinën ku në bagazh, poshtë gomës rezervë gjetën 4 paketa me kanabis.

Personi është arrestuar dhe është dorëzuar tek inspektorët e departamentit të hetimeve për marrjen e masave të mëtejme./Telegrafi/

Exit mobile version