Një motoçiklist i ka shpëtuar vdekjes për një “fije floku” derisa po tentonte të kalonte binarët, nëpër të cilët po lëvizte me shpejtësi të madhe treni.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq trenin duke lëvizur me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, ku pranë tij një i ri për pak sa nuk tenton të kalojë në anën tjetër, veprim ky që ka mundur t’i kushtojë me jetë, transmeton Telegrafi.
Motoçiklistët ndalohet të kalojnë rrugën në këtë vend, përveç se nëse u lejohet me shenjë të komunikacionit.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në Kent të Anglisë, kurse zyrtarët e hekurudhave angleze kanë publikuar pamjet me qëllim që autoritetet e sigurisë ta kenë më të lehtë ta gjejnë të riun, që sigurisht se do të përballet me pasojat e këtij veprimi. /Telegrafi/