Telegrafi

Tentoi të kalojë 22 afganë në Kosovë, arrestohet 35 vjeçari

Policia gjeti 22 shtetas afganë duke u transportuar me një automjet furgon në drejtim të Kosovës.

Policia vuri në pranga shtetasin Flamur Hajdaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i frugonit me të cilën po transportoheshin shtetasit afganë.

Policia bën të ditur se arrestimi i shtetasit u bë pasi nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Kukës, në  rrugën e  Kombit, në Fushë-Dukagjin, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, u kap në flagrancë, duke transportuar 22 shtetas afganë, me automjetin tip “Fugon”, me targa AA060GT, i cili nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonte për në Kosovë, kundrejt fitimit.