Telegrafi

Tentoi të ikte nga sigurimi duke fshehur gjërat e vjedhura në një formë të çuditshme (Foto)

Saffron Curtiss-McGinty nga West Midlands i Britanisë së Madhe, ka tentuar të largohet nga dyqani, duke i maskuar gjërat e vjedhura si një fëmijë të vogël në karrocë.

Adoleshentja 18-vjeçare, ka futur në një veshje fëmijësh qenin kukull dhe sipër i ka vënë jelekun e brendshëm të grave, ku ishte vizatuar fytyra e njeriut, transmeton Telegrafi.

Gjërat e vjedhura i maskoi sikur të ishin fëmijë i vogël

Rrobën e të vegjëlve, ajo e ka mbushur edhe me qirinj aromatik, ëmbëlsira dhe një brushë elektrike për pastrimin e dhëmbëve.

Mirëpo, në momentin që e kanë ndaluar rojat e sigurisë, ajo është bërë e dhunshme e ka qëlluar njërin prej tyre në fytyrë.

Gjysma e jelekut të brendshëm të grave i vizatuar dhe qeni lodër

“Është një rast abstrakt, ku gjërat e vjedhura janë maskuar sikur të jenë fëmijë”, thuhet në deklaratën e Policisë lidhur me rastin. /Telegrafi/