Kurt Zouma është duke u përballur me akuza për shkelmimin e maces së tij në shtëpi.
Ylli i West Hamit muaj më parë kishte shkelmuar një mace në vilën e tij, ndërsa ishte xhiruar nga vëllai i tij.
Nuk ishte një herë, por disa herë që Zouma kishte shkelmuar macen, ndërsa videot rrjedhën në rrjetin Snapchat, pikërisht nga vëllai i tij.
Derisa ka filluar seanca gjyqësore ndaj tij, ai erdhi tërësisht i mbrojtur nga sigurimi i tij, por gjërat eskaluan shpejt.
Mediat nuk lejuan që ai të hynte në seancë i mbuluar me çadra dhe me një mbulesë të zezë në kokë dhe dëshironin t’i bënin fotografi.
Mirëpo, disi sigurimi i tij ia doli ta fute në objekt, derisa u pa i mbuluar me një pëlhurë të zezë. /Telegrafi/
A lesson from West Ham's @KurtZouma on how NOT to arrive for a trial….#WHUFC pic.twitter.com/uIhNpg2xgU
— Neil Barker (@Mockneyrebel) May 24, 2022