Site icon Telegrafi

Tentoi të hynte me 16 mijë euro në Shqipëri pa i deklaruar, 55-vjeçari nga Kosova procedohet penalisht

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se 55-vjeçari nga Kosova, G.M ka tentuar të hynte në Shqipëri me 16 mijë euro të padeklaruara.

Policia njofton se i njëjti është proceduar penalisht, ndërsa i janë sekuestruar paratë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin kosovar G. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version