Telegrafi

Tentoi të futej me veturë drejt një turme njerëzish, arrestohet një person në Antwerp të Belgjikës

Një person është ndaluar në Antwerp, Belgjikë, pasi ishte përpjekur për tu futur me shpejtësi me makinën e tij në një rrugë të ngarkuar me njerëz.

Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është një burrë nga Antwerp, por është me prejardhje nga Afrika Veriore.

Po sipas medieve, besohet të jetë një mysliman radikalizuar, sipas mediave.

“Rreth orës 11.00 në paraditen e sotme një automjet hyri në ‘De Meir’ me shpejtësi të lartë”, ka thënë një zëdhënës i policisë në një konferencë shtypi.

Zona ku kishte ndodhur incidenti është rrethuar dhe një skuadër bombe është vendosur aty.

Mbetet ende e panjohur nëse ndonjë armë ose materiale të tjera të dyshimta janë gjetur në makinën e tij. /Telegrafi/