Një person është ndaluar në Antwerp, Belgjikë, pasi ishte përpjekur për tu futur me shpejtësi me makinën e tij në një rrugë të ngarkuar me njerëz.
Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është një burrë nga Antwerp, por është me prejardhje nga Afrika Veriore.
Po sipas medieve, besohet të jetë një mysliman radikalizuar, sipas mediave.
“Rreth orës 11.00 në paraditen e sotme një automjet hyri në ‘De Meir’ me shpejtësi të lartë”, ka thënë një zëdhënës i policisë në një konferencë shtypi.
Zona ku kishte ndodhur incidenti është rrethuar dhe një skuadër bombe është vendosur aty.
Mbetet ende e panjohur nëse ndonjë armë ose materiale të tjera të dyshimta janë gjetur në makinën e tij. /Telegrafi/