Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi u kap me 25 mijë franga zvicerane në Pikën Kufitare të Morinës.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën paratë, të cilat po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
40-vjeçari, banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./abcnews.al/