Site icon Telegrafi

Tentoi të bënte një selfie, gruaja bie nga ura më e madhe në Kaliforni (Foto/Video)

Derisa po tentonte të bënte një selfie, një grua ka rënë nga një urë,në rreth 20 metra thellësi. Ura Foresthill thuhet se është më e larta në Kaliforni dhe një nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet policore kanë thënë se gruaja e paidentifikuar nga Sacramento dhe një grup miqsh ishin duke ecur në trarët e urës, kur ajo “u përpoq për të marrë një selfie dhe ra”.

Ura origjinale thuhet të ketë kushtuar më pak se 13 milionë dollarë për tu ndërtuar. Renovimi kishte filluar në janar të vitit 2011 dhe kompletuar në vitin 2015, duke kushtuar rreth 74,4 milionë dollarë.

Gruaja u desh që nga aty të dërgohej në një spital aty pranë.

Paul Goncharuk, një shok i saj u ka thënë medieve të huaja se “ajo u rrëzua pa ndjenja, pësoi një plagë të thellë në krahun e saj dhe theu kockat që do të kërkojnë një intervenim kirurgjik”.

Goncharuk, i cili ka thënë se ishte në vendin e ngjarjes, gjithashtu konfirmoi informatat e policisë, duke u thënë se “ata ishin duke marrë fotografi në urë, dhe pastaj ajo u mbështet në litarët e urës duke humbur balancin dhe u rrëzua poshtë”.

Policia thuhet se ka nisur patrullimin e zonës pas një seri të fotografive dhe videove të njerëzve, duke tentuar të bëjnë selfie nga kjo urë.

“Është një vend i mirë për të marrë fotografi, por me sa duket jo me vlerë të rrezikut”, ka thënë Goncharuk. /Telegrafi/

Fotografia kryesore: ILUSTRIM

https://www.youtube.com/watch?v=Om1lcfX4bok

Exit mobile version