Një burrë është filmuar duke u shtypur për vdekje nga një elefant, derisa po tentonte të bënte selfie me këtë kafshë gjigante.
Ashok Bharti 50-vjeç, raportohet se kishte konsumuar alkool para se t’i afrohej elefantit në Kuanrmunda, në pjesën lindore të Indisë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, derisa po tentonte të bënte selfie me elefantin, kjo kafshë i vërsulet duke e detyruar Bhartin të vrapoj për ta shpëtuar kokën, por edhe kjo nuk i bëri punë.
Ngjarja e tmerrshme është filmuar me telefon nga kalimtarët e rastit të cilët po qëndronin në distancë, duke u frikësuar se mund ta kenë fatin e njëjtë.
Si rezultat i këtij sulmi, burri është shtypur disa herë më këmbë, dhe nga plagët e marra ka vdekur rrugës për në spital. /Telegrafi/