Një qen i policisë amerikane në Kaliforni, i ka dhënë “mend” një burri që tentoi të arratiset nga policia me veturë edhe përkundër paralajmërimeve të shumta që i bën që të ndalet.
Qeni 7-vjeq i “pagëzuar” me emrin Duke, punon për departamentin e policisë në Corona të Kaliforni, dhe sa herë që është nevoja atë e marrin në aksione të ndryshme të policisë për t’i asistuar, transmeton Telegrafi.
Vasquez, 31-vjeq që akuzohej se ndiqte pas gruan e tij dhe mundohej ta lëndonte, detyroi policinë ta përdor qenin që ta prangosin në afërsi të Los Angeles.
Pasi e ndalën me veturë ai refuzonte të dilte jashtë dhe të dorëzohej, kështu një polic qëlloi me pushkë dritaren për ta thyer dhe më pas “aktivizuan” qenin që e detyroi të del jashtë. /Telegrafi/