Një i burgosur i cili ishte munduar të arratiset nga burgu, është penduar keq për veprimin pasi i ka ngecur trupi në grilat e hekurt të qelisë së tij.
Ky i burgosur kishte tentuar të arratiset nga burgu duke kaluar përmes grilave të hekurta të qelisë, por duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi i kishte ngecur trupi, transmeton Telegrafi.
Gardianët e burgut e kishin filmuar burrin që ishte munduar të arratiset nga një burg në Rusi, me të cilin vazhdimisht talleshin.
Në videon e postuar më poshtë mund të dëgjohet gardiani duke e pyetur të burgosurin “Sania, çfarë je duke bërë këtu? Pse ke tentuar të ikë arratisesh nga qelia? A të ka kërkuar dikush të bësh një gjë të tillë?” /Telegrafi/