Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Lushnje ku një person tentoi të vriste një tjetër me thikë.
I dyshuari është vënë në pranga dhe është sekuestruar mjeti prerës (thikë).
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftim.
Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/