Site icon Telegrafi

Tentoi ta trafikojë ariun e gjallë në bagazh të makinës

Burri me makinë arriti deri në kufi me Rusinë në jugperëndim të rajonit Belgorodu.
Ai i tha doganierëve se s’ka asgjë për të dëshmuar në kufi. Por doganierët gjetën në bagazh një ari të murrmë duke fjetur nën një mbulesë. Ai pastaj iu tha doganierëve se është ish artist cirku, ndërsa kishte vendosur ta mbante kafshën me të cilën kishte dhënë performanca me vite të tëra.

Burri nuk prezantoi kurrfarë dokumenti për t’i arsyetuar deklaratat e tij kështu që doganierët i thanë se ai do të dënohet për trafikim arinjsh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version