Ky është momenti rrëqethës kur një police që nuk ishte në detyrë, qëllon me revole dhe mbyt një burrë që tenton ta sulmon në rrugët e një qyteti brazilian.
Agjentja e policisë ushtarake, emri i të cilët nuk është zbuluar, po ecte rrugëve të qytetit Sao Paulo gjatë të dielës mbrëma, kur një burrë e sulmoi papritmas, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Francisco Gonsalves dos Santos Junior, 40-vjeç, parkon veturën në skaj të rrugës dhe menjëherë vrapon në drejtim të polices.
Dos Santos Junior duket se nuk e kishte ditur që gruaja të cilën e sulmoi ishte police ushtarake jashtë detyrës, e cila pa u menduar dy herë nxori revolen dhe në vetëmbrojtje e qëlloi burrin.
Ndërkaq me të mbërritur në vendin e ngjarjes autoambulanca është konstatuar se sulmuesi ka mbetur i vdekur në vend, kurse zyrtarët e forcave të rendit e kanë cilësuar rastin si tentim plaçkitje edhe pse kanë pranuar se hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/