Telegrafi

Tentoi ta rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë – vogëlushja arrin t’i ikë – policia amerikane arreston të dyshuarin

Një video e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur një vajzë 6-vjeçare arrin t’i ikë burrit që dyshohet se tentoi ta rrëmbejë në Ohio të SHBA-ve, e cila për fat të mirë arriti të largohet pavarësisht se ishte pranë shtëpisë.

Familje Nash nga Hamilton, Ohio, ka publikuar pamjet e momentit kur 6-vjeçarja kapet për dore nga një burrë që i vjen nga pas dhe tenton ta rrëmbejë, transmeton T elegrafi.

Megjithatë pas orvatjeve të shumta, vajza arrin të largohet nga ai dhe të vrapojë në drejtim të shtëpisë, kurse rrëmbyesi largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Policia amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Deric McPherson, 33-vjeç, i cili edhe nuk hezitoi ta tërheq zvarrë me shpresën se do të arrinte ta rrëmbente.

Pasi mësoi se çfarë ndodhi, babai i vogëlushes u fut me shpejtësi në veturë dhe e ndoqi nga pas të dyshuarin duke e njohur policinë për vendndodhjen e tij.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata prangosën 33-vjeçarin, i cili tentoi t’ia rrëmbej vajzën. /Telegrafi/