Një burrë ka hyrë në histori duke u bërë personi i parë që kapërcen ngushticën e Mesinës në Itali një ecje slackline.
Bëhet e ditur se udhëtimi përgjatë vijës 3.6 kilometra i mori Jaan Roose të Estonisë pothuajse tre orë.
Por, ajo që e karakterizon udhëtimin e tij është distanca më e gjatë se 30 fusha futbolli të cilën e përshkoi në një litar vetëm 1.9 centimetra të gjerë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, përpjekja e tij për rekord filloi nga një kullë 265 metra. Ai arriti të përshkonte një distancë duke tejkaluar rekordin e mëparshëm botëror në ecje slackline prej 2,710 metra.
Mirëpo, rekordi i tij nuk mund të vërtetohej pasi ai ra nga litari vetëm 80 metra nga fundi.
Rregullat kërkojnë një kalim të përfunduar pa rënie. /Telegrafi/