Një burrë nga Rusia ka fituar epitetin e heroit, pasi e ka shpëtuar një vajzë nga një burrë i armatosur i cili tentoi ta përdhunojë.
Alexander Vysotsky po kalonte rastësisht afër një marketi në Krasnoyarsk të Rusisë, kur pa një vajzë duke u sulmuar nga një burrë dhe pa u menduar dy herë u fut brenda dhe e përplasi për tokë sulmuesin duke e neutralizuar, transmeton Telegrafi.
Pamjet e këtij momentin janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet punonjësja e një marketi e identifikuar si Ekaterina, që befasisht sulmohet nga një burrë që mbante thikë në dorë.
Në fillim shihet vajza duke i rezistuar kërcënimeve, por në një moment ai e rrëzon për tokë dhe tenton ta përdhunojë. Por, në momentin më kritik shfaqet “engjëlli mbrojtës” që e shpëton, kurse sulmuesin e mban për tokë derisa shfaqet policia.
Tani mediat lokale po e cilësojnë si hero, ndërsa kur është pyetur nga gazetarët për veprimin e tij, ai tha se secili person do të vepronte njësoj si ai. /Telegrafi/