Një burrë është filmuar i lidhur në një shtyllë të betonit, ku vazhdimisht goditej me kabllo të rrymës, pasi raportohet se kishte tentuar të përdhunoj një vajzë 10-vjeçare.
Masa e nervozuar me veprimin e këtij burri, kishin zënë të dyshuarin për përdhunim në fshatin Juliasar në pjesën lindore të Indisë, transmeton Telegrafi.
Ai kishte kidnapuar vajzën në një fushë të gjelbër, por është kapur nga masa duke tentuar ta përdhunoi.
I dyshuari i identifikuar si Kushal Sharma që punon në një lokal të pastrimit kimik, është ndëshkuar nga fshatarët me rrahje brutale me kabllo të rrymës.
Një koleg i tij raportohet se kishte dëgjuar vogëlushen duke bërtitur, dhe menjëherë vrapoi për ta shpëtuar.
Menjëherë ishte informuar edhe masa, të cilët si kundërpërgjigje i kanë rruar kokën, zhveshur dhe më pas e kanë lidhur në shtyllë.
Aty filluan ta godasin pa ndërprerë me kabllo të rrymës. Por sikur kjo të mos mjaftonte ai gjithashtu është goditur edhe me shkop të drurit për më shumë se gjysmë ore. /Telegrafi/