Një grua e cila kishte veshur bikine por jo edhe helmetë është rrëzuar keq nga motoçikleta, kur shoferi që ishte pas timonit humbi kontrollin dhe u përplasën në asfalt.
Videoja është filmuar nga shoferi i një motoçiklete tjetër, që po lëvizte prapa dyshes që u rrëzuan në rrugët e qytetit të Athinës, Greqi, transmeton Telegrafi.
Në fillim gjithçka po dukej se po shkonte mirë, derisa shoferi i motoçikletës tentoi ta parakalojë mikun e tij të cilin e goditi paksa në rrotën e pasme dhe humbi kontrollin.
Ky veprim i kushtoi shtrenjtë – pasi për disa metra së bashku me gruan u rrokullisën, por për fat të mirë dyshja i kanë shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/