Një klient kishte menduar se do të shpëtojë lehtë nëse e ngacmon seksualisht punonjësen e një marketi, e cila e goditi me shuplakë në momentin që ai iu afrua nga pas.
Videoja e publikuar më poshtë e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur 28-vjeçarja po i rregullonte artikujt nëpër rafte dhe befasisht nga pas i afrohet një burrë që tenton t’ia prek të pasmet, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ky veprim i burrit nga qyteti argjentinas Lomas del Mirador i kushtoi shtrenjtë, ajo pa u menduar dy herë e shtyu dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, duke ia bërë me dije se nuk mund të tallet me të.
Ndërkaq pasi është raportuare rasti në polici, është zbuluar edhe identiteti i klienti dhe thuhet se bëhet fjalë për piktorin 47-vjeq, Ëalter Omar Giordano, i cili ka përfunduar prapa grilave. /Telegrafi/