Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti ka tentuar ta ndalë taxin në të cilin ishte gruaja e tij me të cilën janë në procedurë divorci.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka tentuar ta ndalojë veturën/taxi me të cilën ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij (me të cilën janë në procedurë divorci) viktima shqiptare shtetase e huaj”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt