Telegrafi

Tentoi ta ndalë për mosrespektim të rregullave të trafikut, i dyshuari nxjerr revolen dhe qëllon mbi veturën e policisë amerikane (Video)

Kamera e vendosur brenda veturës së policisë, ka filmuar momentin e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe të dyshuarit në Arkansas të SHBA-ve.

Polici Bratt Thompson, ishte munduar ta ndal shoferin për shkak se nuk kishte respektuar rregullat në trafik jo larg qytezës Tontitown, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai nuk deshi të dorëzohet dhe kështu vendosi të ballafaqohet me policin, duke e qëlluar disa herë me revole veturën e patrullës së policisë.

Shoferi është identifikuar si Louis Kobos Senobio, 29-vjeç. Në video shihet se si gjuan me revole në drejtim të policit, i cili ishte fshehur diku në pjesën e pasme të veturës. Madje në një moment shihen edhe copëzat e xhamit të thyer.

Të shtënat kanë zgjatur 53 sekonda, kurse pasi iu dha rasti i dyshuari u largua me veturë nga vendi i ngjarjes. Por, pas disa sekonda në video shihet se si një femër del nga vetura e të dyshuarit duke mbajtur lart duart.

Ajo ishte ulur në anën e djathtë dhe kishte dalë nga vetura duke u dorëzuar në polici. Ndërkaq, i dyshuarit Senobio është arrestuar pak minuta më vonë, pasi kishte kërkuar ndihmë në spital si rezultat i plagës së marrë në kraharor nga të shtënat e policit. /Telegrafi/