Në rrjetet sociale është riaktualizuar një video e realizuar në fillim të këtij viti, në të cilën shfaqet një burrë i cili kishte dalur në natyrë që t’i shijoj bukuritë e rralla.
Por, në një moment ai vendosi të kërcej në ujë me ndihmën e një litari, duke tentuar ta imitojë Tarzanin, transmeton Telegrafi.
Derisa u lëshua me litar drejt ujit, ai u përplas me fytyrë me një dru gjigant nga i cili humb vetëdijen.
Shumë komentues e kanë kritikuar veprimin e tij duke thënë se mund të shërbej si model për të rinjtë, derisa disa tjerë e kanë përgëzuar për “guximin”. /Telegrafi/