Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup njofton se mbrëmë ka patur një tentim të dështuar të plaçkitjes së një kazinoje.
T.B 33 vjeçarë nga Shkupi ka hyrë në hapësirat e kazinosë, ku është përballur me punëtoren D.M, të cilën e ka kërcënuar dhe i ka marrë rreth 50 mijë denarë.
Një pjesë të parave i ka hudhur në drejtim të punëtores, dhe një pjesë të parave e ka mbajtur.
Mirëpo, punëtorja ka arritur që të del jashtë hapësirave dhe dera është mbyllur, kështu plaçkitësi ka ngecur në brendi. Ai është arrestuar dhe ndaj tij janë inicuar procedurat e duhura për raste të këtilla./Telegrafi/