Një tentativë për vjedhjen e një banke është zbuluar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Një bankë në zonën e ish-Bllokut është tentuar të vidhet gjatë natës.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, ku është konstatuar një çarje në murin e bankës 50 me 30, tek dhoma e kasafortës.
Blutë thonë se kasaforta duket e paprekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.
Një grup hetimor është ngritur në lidhje me këtë rast dhe po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes./Shekulli/