Sektori i punëve të brendshme bën të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një i panjohur ka thyer vitrinat e kafe ”Barcode” në qytetin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Keqbërësi ka hedhur në brendi të lokalit një shishe molotovi. Rasti është paraqitur nga një kalimtar rasti, ndërkaq në vendin e ngjarjes ka arritur një ekip i Zjarrfikësve të Tetovës.
Janë ndërmarrë masat për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/