Ekspertët nga Koreja e Jugut, po tentojnë të klonojnë këlyshët e luanit, që janë gjetur në një shpellë në Siberi.
Luanët e vegjël, që i përkasin Epokës së Akullnajave, janë shumë të ruajtur, pasi trupi tyre është mbuluar nga balta dhe i ka bllokuar nga oksigjeni, transmeton Telegrafi.
‘Varri i akullt’ i ka mbrojtur atyre shtresën e indeve të buta, lëkurën, veshët, e madje edhe mustaqet.
Dr. Albbert Protopotov, thotë se “ka mundësi të mëdha që të klonohen këta luaj, që nuk janë më të vjetër se dy javë”.
Në shpellën ku janë gjetur këto kafshë parahistorike, që kanë mbetur pothuajse të paprekura, po bëhen hulumtime për të gjetur edhe ndonjë kafshë tjetër. /Telegrafi/