Telegrafi

As tentimi për të fituar minuta nuk i shkon Kantes – veprimi i tij shkakton të qeshura në rrjetet sociale

N’Golo Kante ishte në një veprim tejet qesharak të shtunën e 29 majit, ku tentoi të përfitonte minuta nga fundi i finales së Ligës së Kampionëve.

Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester Cityt, duke e fituar trofeun e dytë në histori të klubit, me francezin që në fund u shpall lojtari i ndeshjes.

Por, para se të përfundonte takimi, Knte gjendej në një situatë ku mund të fitonte minuta, mirëpo ai u ngrit ngadalë.

Lexo po ashtu Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave

Veprimi mesfushori shkaktoi të qeshura në rrjetet sociale, pasi ai njihet si një lojtar që bën lojë korrekte dhe që është modest.

Natyrisht se bashkëlojtarët e tij do të dëshironin që ai të qëndronte më shumë i shtrirë në tokë, pasi City në ata minuta bënte presion të lartë. /Telegrafi/