Ekonomia e Turqisë mbetet e fortë pavarësisht përpjekjeve për grusht shtet gjatë 15 dhe 16 korrikut, ka thënë zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus të premten.
Këto komente sipas AA, Kurtulmus i ka bërë gjatë një konference për media në Ankara.
“Ndikimi negativ i kësaj përpjekje për grusht shtet gjatë 15 korrikut, për ekonominë e Turqisë ka qenë minimal. Faleminderit Zotit! Treguesit ekonomikë janë përmirësuar, dhe tregojnë një rritje që nga 22 korriku”, tha zëvendëskryeministri turk, transmeton KosovaPress.
“Kjo tregon se sa strukturore dhe solide është ekonomia e Turqisë”, ka shtuar ai.