Site icon Telegrafi

Tentimi i dytë për arrestimin e ish-presidentit të Kirgistanit, qindra policë ia mësyjnë rezidencës së Almazbek Atambay

Policia e Kirgistanit ka filluar një aksion tjetër në rezidencën e ish-presidentit të këtij vendi Almazbek Atambayev, kanë njoftuar në shtabin e ish-shefit të shtetit.

“Rreth 200 pjesëtarë të policisë kanë filluar një aksion tjetër policorë duke përdorur mjete speciale. Në anën tjetër rreth 400 mbështetës të ish-presidentit kanë rrethuar gjithë zonën. Ata nuk kanë armë, por po përdorin mjete të forta dhe gurë për t’u mbrojtur”, ka deklaruar një burim i afërt me policinë, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se Atambayev gjendet në rezidencën e tij i rreth nga sigurimi dhe shumë mbështetës. Gjithashtu raportohet se një zjarr i madh ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë.

Disa orë më parë ishin nisur disa mjete  të blinduara dhe pesë autobusë e dy minibusë të mbushur me policë. Ky është tentimi i dytë i arrestimit të ish-presidentit të Kirgistan.

Operacioni policor po zhvillohet në rezidencën e ish-presidentit në fshatin Koj Tas, rreth 20 kilometra larg qytetit Bishkek. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fxcnoyLDNgA

Exit mobile version