Telegrafi

Tentimet për mbylljen e negociatave për emrin e Maqedonisë tek restorani i tetovarit në Vjenë (Foto)

Dy kryediplomatët e dy vendeve që për 27 vite bisedojnë rreth emrit të Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov kanë takim përmbyllës për negociatat për emrin që duhet pastaj të përmbyllen edhe me informacion rreth vendimarrjes.

Takimi bëhet në vjenë gjatë ditës së nesërme kurse në këtë takim përveç Kotzias dhe Dimitrov, është edhe negociatori Matthew Niemetz, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por çka e bënë specifika darkën e kryediplomatëve?
Restoranti ”Sole” në qendër të Vjenës i pronarit nga fshati Kamian i Tetovës i cili është pronar i një ndër restorantet më të mira në kryeqytetin e Austrisë.

Tetovar Aki Nuredini e ka restorantin në afërsi të objektit të Operës në Vjenë kurse ky vend njihet edhe si ”foleja” e njërëzve me fuqi. /Telegrafi/