Rreth orës 14:40 minuta, patrulla e Policisë që po lëvizte përgjatë rrugës “Jusuf Gërvalla” në Prizren është ndaluar nga qytetarët të cilët kanë treguar se në një lokal dy persona po rrihen në mes vete.
Polica ka hyrë në lokal dhe ka vërejtur të dyshuarin F. Hoxha me pistoletë në dorë dhe tjetrin të gjakosur.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë pyetur për sherrin që kishte plasur dhe bëhet me dije se D. K. kishte shkuar për të kërkuar sqarime lidhur me punësimin e premtuar nga firma “MNP” dhe ndjehej i mashtruar nga kjo firmë, mirëpo kjo e kishte zemëruar të dyshuarin Hoxha i cili e kishte sulmuar ankuesin e këtij rasti.
Është sekuestruar një pistoletë e llojit Zastava model M88 kalibri 9mm me shtatë fishekë. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.