Site icon Telegrafi

Tentim vrasje për linjën e transportit të udhëtarëve

Një i dyshuar është arrestuar në fshatin Halilaq të Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një linje të transportit të udhëtarëve, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Exit mobile version