Telegrafi

Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar , pasi që i njëjti për arsye ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër mashkull K-shqiptar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën sigurim policor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të AK-47 dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/