Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth mesditës në Prishtinë, një person ka sulmuar me thikë dy persona të tjerë meshkuj.
Policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar menjëherë, ndërsa viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë po ashtu të mitur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/