Telegrafi

Tentim vrasje në Prishtinë

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në ora 15:10 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një borxhi mes tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/