Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person.
Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.