Site icon Telegrafi

Tentim vrasje në Mitrovicë

Rasti është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 min, në fshatin Kqiq i Madh, të Mitrovicës, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, kokë, këmbë dhe duar.

I njëjti është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, për tu transferuar më pas në QKUK Prishtinë, në repartin e kirurgjisë. Pas trajtimit të viktimës në QKUK, i njëjti është liruar me vlerësim të lëndimeve të lehta trupore të përcaktuara nga mjekët kujdestar.

Hetimet lidhur me rastin e raportuar janë duke u ndjekur nga Sektori i hetimeve të krimeve serioze në drejtorinë rajonale në Mitrovicë, ndërsa shkaqet dhe motivet e këtij akti mbesin ende të panjohura. /Telegrafi/
 

Exit mobile version