Site icon Telegrafi

Tentim vrasje në Isniq të Deçanit

Një person është arrestuar në Isniq të Deçanit, pasi i njëjti gjatë një konflikti të çastit me viktimën mashkull, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën, ku viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version