Telegrafi

Tentim vrasje në Gjakovë – plagosen tre presona

Tre persona janë plagosur mbrëmë rreth orës 00:10 në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.

“Rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë,  të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë Elezi.

Elezi ka shtuar se aktualisht janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, u shpreh ai. /Telegrafi/